İdetë E Gabuara Darvinisto-Materialiste Rreth Projektit Të Gjenomit Njerëzor
Me bërjen të njohur të të arriturave të fundit në Projektin e Gjenomit Njerëzor, disa institucione publikuese kanë filluar të përhapin mesazhe çorientuese duke e keqinformuar publikun, ashtuqë rruga pa krye ku ka mbërrirë evolucioni të mos bëhet e ditur edhe më tutje.
Më herët, ne përmendëm mesazhet mashtruese të evolucionistëve rreth “ngjashmërive gjenetike” dhe e bëmë të qartë se këto janë interpretime subjektive të cilat nuk sjellin ndonjë fakt për teorinë e evolucionit. Një temë tjetër e cila po promovohet dhe po theksohet me të madhe nën sllogane e tituj të ndryshëm nga shtypi Darvinsto-Materialist, është pohimi se zbulimi i hartës së gjeneve sugjeron se fati i caktuar nga Perëndia mund të sfidohet.
Ky është një keqkuptim dhe mashtrim i madh i trumbetura nga qarqe të ndryshme. Titujt që po paraqiten tash vonë në shtypin e shkruar dhe deklaratat e bëra në diskutime në programet televizive japin impresionin e një indoktrinimi tinzar. Është një gabim i madh prezentimi i informatave nga projekti i gjenomit njerëzor, i shoqëruar nga mesazhe si “Njeriu më nuk do të jetë i mundur nga fati i tij”. Sepse në fakt, hartimi i gjenomit njerëzor nuk ka kurrfarë rëndësie në rrjedhjen e fatit të njeriut. Prodhimi i hartës së gjeneve të njeriut në asnjë mënyrë nuk do ta ndërrojë formën e fatit të njeriut, për arsye se ai gjithashtu është i parapërcaktuar. Rrjedhja e Fatit nuk mund të ndërrojë
Fati është njohuria e përsosur e Perëndisë për të gjitha ngjarjet, të tashmet apo të ardhmet, sikur një moment i vetëm. Zoti veqse i di ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur. Një numër i madh i njerëzve nuk mund të kuptojnë se si Perëndia mund të dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, me fjalë të tjera se mund ta dijë realitetin e fatit. Sidoqoftë “ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur” janë të tilla vetëm për neve. Të gjitha ato ngjarje rezultatin e të cilave ne e përshkruajmë si të “panjohur” janë “të panjohura” vetëm për neve. Zoti i cili e posedon njohurinë e pafundme nuk është i kufizuar nga koha dhe hapësira. Në asnjë mënyrë, sepse ishte Ai që e krijoi kohën dhe hapësirën. Për këtë arsye e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë që të gjitha njësoj për Zotin; për Të çdo gjë veqse ka ndodhur dhe është kryer. Çdo gjë që neve na ndodhë tani dhe që do të na ndodhë në të ardhmen, është veqse e mbaruar dhe e kryer në shikimin e Perëndisë. Në kohën e duhur të gjithë njerëzit e takojnë fatin që Perëndia e ka përgatitur për ta.
Ashtu sikur dikush që e ka në dorë shiritin e një filmi dhe që mund ta shohë fillimin, fundin dhe gjithqka që është në mes si një tërësi të vetme, njësoj Zoti di çdo gjë rreth qenieve njerëzore që Ai i ka krijuar. Zoti i cili di gjithqka si në një moment të vetëm, e ka shpallur Fuqinë e tij ndaj nesh duke e krijuar pafundësinë, ose kohën pafundësisht të gjatë, në një moment të vetëm, e kjo do të thotë, në një kohë pafundësisht të shkurtër.
Perëndia ka krijuar çdo njeri të në kaluarën dhe të tashmen duke e ditur çdo detaj të jetës së tyre. Qfarëdo që do ti ndodhë dikuj, qoftë kjo e mirë apo e keqe në sytë e tij, ndodhë mbrenda dijes së Perëdnisë. Sura An’am zbulon se gjithqka që ndodhë në këtë botë, qoftë kjo e vogël apo e madhe ndodhë me vullnetin e Perëndisë:
Çelësat e fshehtësive janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë. (Kur’ani 6:59)
Qfarëdo që ndodhë në jetën e dikuj: aksidente të papritura, sëmundje, trajtim mjekësor dhe kurim, gjithqka që duket e mirë apo e keqe, ndodhë në kontekstin e fatit të caktuar nga Perëndia. Se a do të shërohet apo jo personi nga fotografia është e paracaktuar qysh në momentin kur ai sëmuret. Në të njëjtën mënyrë, spitali ku ai do të trajtohet, kohëzgjatja e qëndrimit të tij aty dhe lloji i trajtimit të cilit ai do ti nënshtrohet janë të parapërcaktuara në vështrimin e Perëndisë.Se a do të kurohet ky person një ditë nëpërmes teknologjisë së re, është gjithashtu fati i tij. Është Zoti ai i cili ka krijuar gjithqka dhe ai që di gjithqka.
Kjo është e vërtetë për secilin njeri dhe për secilën ngjarje. As nuk është e mundur që që dikush ta ndërrojë fatin që Perëndia e ka përgatitur për të, e as që është e mundur që të bëhet të ngjajë ndonjë ndryshim në rrjedhjen e ngjarjeve. Perëndia e ka krijuar secilin me jetëzgjatje të caktuar dhe momenti i vdekjes është caktuar (vendi, koha dhe forma) në vështrimin e Perëndisë. Për shembull, sëmundja nga e cila do të vuajë ndonjë person është paracaktuar me biliona vite para lindjes së tij. Se a do të shërohet apo jo ai njeri nga ajo sëmundje është vendosur nga Zoti në fatin e tij. Edhe mjekët, infermierët, spitalet dhe metodat e trajtimit që do të jenë motor i shërimit të tij janë të shkruara që më pare në vështrimin e Perëndisë. Për këtë arsye, fakti që dikush shërohet nga ndonjë sëmundje nuk do të thotë se ai ka mashtruar fatin e tij, por kjo do të thotë se shërimi i tij është pjesë e fatit të njëjtë.
Nëse, në vitet që vijnë, jeta e dikuj zgjatet me intervenime kohore në gjene, kjo nuk do të thotë se kjo ngjarje e ka mposhtur fatin e atij personi. Kjo, thjeshtë, do të thotë kështu: Perëndia i ka dhënë këtij personi jetë të gjatë dhe se Ai e ka bërë përfundimin e hartës së gjeneve si mjet që jeta e tij të jetë e gjatë. Zbulimi i hartës së gjeneve, të jetuarit e atij personi në atë kohë dhe zgjatje e jetës së tij me metoda shkencore janë që të gjitha fati i tij. Krejt kjo është përcaktuar në sytë e Perëndisë para se ai person të vinte në këtë botë.
Njësoj, dikush sëmundja fatale e të cilit është kuruar nëpërmjet zbulimeve të bëra në spektrin e këtij projekti, prapë nuk e ka ndërruar fatin e tij. Kjo për arsye se është fati i atij personi që të shërohet nga ajo sëmundje nëpërmes mjeteve të këtij projekti.
Rrjedhimisht, kompletimi i projektit të gjenomit njerëzor dhe fakti se ai njeri do të mund të intervenojë në ndërtimin gjenetik, nuk do të thotë konfrontim i fatit të krijuar nga Perëndia. Përkundrazi, në këtë mënyrë njerëzimi i përcjell zhvillimet e krijuara për të nga Perëndia, dhe gjurmon e përfiton nga informatat e krijuara nga Perëndia. Nëse njeri jeton 120 vite falë këtyre zhvillimeve shkencore, kjo sigurisht është jetëzgjatje e dekretuar për të nga Zoti, dhe për këtë arsye ai ka jetuar aq gjatë.
Zoti ka shpallur në një ajet se jeta e secilit njeri është e paraqitur në një libër në sytë e Tij:
All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur’ani 35:11)
Studenti i cili bie nga provimi pranues në universitet për disa vite para se të pranohet në degën ku ai dëshiron, biznismeni i cili e shpëton kompaninë e tij nga bankrotimi, njerëzit të cili i ikin në momentin e fundit një rrëmbimi të aeroplanit, dhe të tjerët që bëjnë gjëra të njëjta, që të gjithë vetëm janë duke e jetuar fatin e tyre. Askush nga ta nuk mund ta ndërrojë atë fat, e as që dikush tjetër ka fuqi për ta ndërruar fatin e tyre për ta.
Shkurtimisht thënë, shprehjet si “E kam mashtruar fatin”, “E kam ndërruar fatin” apo “Kam intervenuar në fatin tim” janë si pasojë e injorancës të shkaktuar nga mosnjohja e fakteve rreth fatit. Në anën tjetër, edhe personi që i përdorë këto shprehje gjithashtu është i parapërcaktuar: kur, si dhe nën qfarë kushtesh ai do ti thotë këto gjëra, janë që të gjitha të përcaktuara në sytë e Perëndisë. Është Zoti Ai që i di të gjitha.
Perëndia na ka informuar se çdo gjë është e regjistruar në një libër të qartë në sytë e Tij. Ne jetojmë atë që është e shkruar në atë libër, as më shumë as më pak.
E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Kur’ani 34:3)
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur’ani 57:22)
Klonimi i qenieve njerëzore apo gjallesave
|
28 Mayıs 2016 Cumartesi
İdetë E Gabuara Darvinisto-Materialiste Rreth Projektit Të Gjenomit Njerëzor
Kaydol:
Kayıt Yorumları (Atom)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder